logo_mkd_jpg_copy
prijavi_korupcija1

TI - Macedonia

Aktual

* Zyra për këshilla juridike të “Transperencë – zero korrupsion “ shpall se do të jetë e hapur për qytetarët.

** Me të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të lajmërojnë për raste lidhur me korrupsionin, do të bisedojnë këshilltarë juridikë

***  Të gjitha takimet duhet të caktohen paraprakisht. Zyra nuk të proçedojë me lajmërime anonime.

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?

Lajme

  rss.2.0.gif
 
plakat-bunar-bez-dno-alb-we.jpg
   
Lajme
whistleblowers-al.jpg
Lajme
Funksionarë policor kanë vjedhur nga MPB, nëpunësja që i ka denoncuar ka mbetur pa punë Printoni E-mail
 
whistleblowers-al.jpg
17.07.2015 Praktika maqedonase shumë herë ka treguar që në vend të vjedhësit, fajtor është ai që e ka denoncuar. Kjo gjithsesi që përkujton situatën politiko-ligjore të momentit me audio-incizimet nga përgjimet. Zoran Zaev është përgjegjës që i ka materialet dhe që i publikon dhe për këtë dosja „Puç“ shtyhet nga institucionet shtetërore, por jo edhe Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët flasin se si marrin provizione, si montojnë raste,  si punësojnë puthadorë partiak, si e kontrollojnë gjyqësorin, si i mbrojnë aktivitetet e veta të dyshimta... Paditë penale kundër tyre dhe dyshimet për veprat e tyre janë vetëm në letër dhe në këtë rregullim të organeve kompetente asnjëherë edhe nuk do të zgjidhen.
Kur situata me udhëheqjen politike është e tillë, mund të paramendojmë se si është në strukturat më të ulëta në shoqëri, me ata me të cilët nuk kanë se si të interesojnë publikun ose nga frika për jetën dhe ekzistencën e tyre, as që mundohen të denoncojnë. I tillë është rasti me Zorica Llazareska nga Shkupi, e cila pas 32 vitesh punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme kalon nëpër ferr.  Në momentin është në shtëpi, e larguar nga vendi i punës për shkak se ka zbuluar krim të eprorëve. Por në vend që institucionet shtetërore të ndjekin ata që kanë vjedhur dhe kanë falsifikuar dokumente e në këtë mënyrë kanë dëmtuar shtetin dhe kanë bërë profit të paligjshëm, ajo është ballafaquar me gjoba, me procese gjyqësore dhe në fund me largim nga puna. Për atë me siguri që vlen thënia e njohur – ku ka fuqi, nuk ka drejtësi. 
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
Apel i Platformës kundër korrupsionit Printoni E-mail
 
platforma_logoa.jpg
16.07.2015 Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit edhe një herë drejton apel deri te Prokuroria publike, për veprim më efikas dhe më transparent mbi çështjet të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet e cekura, veprimin e paligjshëm, korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të cilat kanë të bëjnë me komunikimet e përgjuara telefonike të publikuara në muajt e shkuar, gjë që do të kontribuonte në ndërtimin e mirëbesimit në institucionet.

Krahas kësaj, Platforma kërkon që Qeveria ta kyçë sektorin civil në implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Pribes, e para së gjithash në vrojtimin e efikasitetit dhe efekteve nga zbatimi i Planeve aksionale të cilat i anoncoi.

Anëtaret e Platformës shprehin shqetësim nga sjellja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit i cili edhe më tutje vazhdon me punën e vet të izoluar dhe jo transparente. Komisioni si organ i pavarur shtetëror me kompetencë të gjerë dhe autorizime për veprim në rastet në të cilat ka të bëjë ky apel publik, akoma nuk ka reaguar ndaj apelit të 25 marsit të këtij viti e as është përgjigjur mbi kërkesën për takim të drejtuar më 15 maj 2015.

Lexoni përmbajtjen...
 
AKUZAT DHE DËSHMITË PËR DISKRIMINIM POLITIK Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg 08.07.2015 Ka më shumë se katër vite që Ligji për mbrojtje nga diskriminimi është miratuar në Maqedoni, por si duket ende gjendemi në nismat dhe nuk dimë ose nuk duam të mbrohemi.    Për këtë periudhë kohore asnjë institucion kompetent nuk ka arritur të sheh diskriminimin politik, ose më mirë, nuk ka guxuar ta sheh.  Të punësuarit vazhdojnë të largohen nga puna pasi nuk sillen ose nuk mendojnë në frymën e partisë në pushtet.  
Si kënaqësi të vetme kanë mundësinë që publikisht të shprehin golgotën dhe torturën që kanë përjetuar, dhe drejtësinë, si zakonisht, do ta kërkojnë jashtë vendit.

Libreza partiake, përkundër diplomës universitare, njohjes së gjuhëve të huaja, përvojës së punës dhe kompetencës vazhdon të jetë letra e fortë gjatë punësimit, veçanërisht në administratën publike ose shtetërore.   Ajo hap dyert shumë më lehtë, dhe i mbyll për ato që nuk e posedojnë, në të vërtet, që nuk e posedojnë letrën e vërtetë.  Dhe kështu, derisa disa i gëzohen punës së re shtetërore, të tjerët çdo ditë frikësohen se do të humbasin kafshatën e punës, pasi nuk posedojnë dokumentin e duhur në xhep, provën për “kualifikimin” e tyre.
Deri tani, shumë qytetarë kanë humbur punën për shkak të diskriminimit politik, por fatkeqësisht gati se asnjë prej tyre nuk ka arritur të vërteton padrejtësinë.   Ligji për mbrojtje nga diskriminimi është miratuar prej më shumë se katër vjet, por gjatë kësaj kohe asnjë qytetar nuk ka arritur të vërteton se është diskriminuar në vendin e punës për shkak të përkatësisë politike që është e pabesueshme, pasi partizimi i administratës shtetërore është shumë i dukshëm.  
 
 
Lexoni përmbajtjen...
 
SULMOHET NJË E PUNËSUAR NË DAP: MOS VALLË E KANË DETYRUAR TË FSHEH TATIM MILIONËSH? Printoni E-mail
wb_logo_alb.jpg

 20.06.2015 Një e punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) personalisht është vërtetuar që fuqia dhe paratë janë mbi ligjet dhe dispozitat. Jo vetëm që ka qenë e përballuar me shtypje që të shkel ligjin për ndonjë tjetër që të përfitojë me dobi në pronë, por edhe ka pësuar fizikisht pasi që ka kundërshtuar dhe pasi që ka menduar që ligji gjithsesi është i barabartë për të gjithë. Në një tentim për të qenë e drejtë në kuptim të ligjit dhe mos të dëmtojë shtetin, arkivistja në njësinë rajonale të DAP në Shkup ka refuzuar të falsifikojë dokumente me të cilat do të fshihet një tatim të një biznesmeni të fuqishëm. Në gjithë operacionin kanë qenë përfshirë të punësuar në DAP, në pozita të larta, nëpërmjet të cilëve janë zhvilluar kërcënimet ndaj të punësuarës dhe shtypjet që të ndryshohet dokumentacioni. E gjithë historia rreth tentimit për të fshehur tatim, ndërsa dikush tjetër të përfitojë një shumë të madhe fillon me një paraqitje anonime të një të punësuari në DAP i cili në njoftimin për Transparensi Interneshënëll – Maqedoni ka theksuar që eprorët e tij në drejtorinë kanë shfrytëzuar pozitën por edhe ndikimin partiak për të vepruar që arkivistja të bëjë një punë të paligjshme. Kush ka dashur të përfitojë nëpërmjet saj? Cilin person kanë mbrojtur të emëruarit në fletëparaqitjen? A janë marrë në të vërtetë masa ndaj aktorëve të fuqishëm? 

 

 

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 25 - 32 nga 88
MK mk
  en EN
facebook_32.png twitter_32.png blogger_32.png youtube_32.png
zgjedhjet2016.jpg
transparentnost_newsletter

Newsletter






Advertisement
Advertisement
Advertisement
 

Donatorët :

auswartiges.jpg
dep_symbol.jpg
european.jpg
norway.jpg
rijkslogo_en.jpg
ned-logo.jpg
osce.jpg
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Transparency International - Macedonia. Të gjitha të drejtat e rezervuara.