logo_mkd_jpg_copy
prijavi_korupcija1

TI - Macedonia

Aktual

* Zyra për këshilla juridike të “Transperencë – zero korrupsion “ shpall se do të jetë e hapur për qytetarët.

** Me të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të lajmërojnë për raste lidhur me korrupsionin, do të bisedojnë këshilltarë juridikë

***  Të gjitha takimet duhet të caktohen paraprakisht. Zyra nuk të proçedojë me lajmërime anonime.

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?

Lajme

  rss.2.0.gif
 
plakat-bunar-bez-dno-alb-we.jpg
   
Lajme
whistleblowers.jpg
 
Lajme
DËSHMI PËR MANIPULIME GJATË PAGESËS SË REGRESIT VJETOR Printoni E-mail

 wb_logo_alb.jpgShteti fitoi 4.000.000 euro nga K-15 kurse shumë punëtorë mbetën me xhepat boshë.

Pas pagesës për regresin për pushim vjetor ose K-15, si duket të kënaqur janë të gjithë përveç punëtorët për të cilët ishte paraparë kjo pagesë. Një pjesë prej tyre tregojnë se punëdhënësit i kanë detyruar të kthejnë paratë nëse duan të ruajnë vendin e punës. Ose siç thotë thënia popullore, edhe ujku i ngopur edhe delet të tëra!

 

30.01.2015 Kur para disa muaj, të punësuarit në një kompani private në pronësi të investuesit të jashtëm dolën në greva dhe publikisht u ankuan se punëdhënësi nuk ua ka plotësuar premtimet dhe ju ka dhënë rroga shumë të ulëta, arsyetimin e dhanë menaxherët, të cilët shkurtë e qartë thanë: “Erdhëm në Maqedoni që të kemi profit”.
E gjitha u tha. Greva përfundoi menjëherë, 19 të punësuar u pushuan nga puna pasi që kanë pasur guximin të shprehin qëndrimin e tyre kurse t tjerët vazhduan për punojnë për 170 euro në muaj.
Veç kësaj, punëdhënësit u mburrën me faktin se paguajnë të punësuarit më shumë nga rroga minimale në Maqedoni, 20 euro të tëra më shumë! Domethënë, këto qenkan jashtëzakonisht “zemërgjerë”!
Por i duket kanë harruar zemërgjerësinë nga shteti. Janë të liruar nga tatimi i fitimit dhe nga tatimi i vlerës së shtuar, për një periudhë prej 10 vitesh. Kanë ndihmë për ndërtimin e infrastrukturës, përkrahje për trajnim dhe avancim të të punësuarve, si dhe një pjesë e rrogave dhe kontributeve mbulohet nga shteti.

 

 

Lexoni përmbajtjen...
 
Punëtori me temë "Guxo - Lajmëro korrupsion" Printoni E-mail
rt24032014.jpg 25.03.2014 TI – Maqedoni me datë 24 mars 2014 në Shtëpin e ARM-së – Tetovë mbajti punëtori me temë ‘’Guxo – Lajmëro korrupsion’’ , si pjesë e aktiviteteve të cilat realizohen në kuadër të projektit ‘’Qendra për këshillë dhe ndihmë juridike në Shkup, Tetovë dhe Shtip’’ e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë.
Prof.D-r Sllagjana Taseva, Kryetare e TI – M theksoi se në veçanti është e rëndësishme të inkurajohen qytetarët të lajmërojnë raste të korrupsionit. Por gjithashtu e potencoi edhe faktin se vetëm me mbështetje të ndërsjellë, bashkërishtë, mund të përparohet në luftën kundër korrupsionit, dhe në këtë mënyrë të mundësohet sundimi i ligjit dhe zhvillimi i demokracisë.
Në punëtori u prezentuan rezultatet e arritura dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr TI – M në nivel kombëtar dhe rajonal, me referencë të posaçme dhe prezentim të rasteve konkrete në të cilat zyra në Tetovë ka vepruar.
 
 
Lexoni përmbajtjen...
 
Indeksi për perceptimin e korrupsionit në vitin 2013 Printoni E-mail
cpi2013_easterneuropeandcentralasia.jpg 03.12.2013 ,,Korrupsioni edhe më tej mbetet një problem me prioritet të lartë për Republikën e Maqedonisë. Rezultati i këtij vitit të Indeksit për perceptimin e korrupsionit është pothuajse identik me rezultatin e vitit të kaluar (43: 44 pikë indeksi) dhe tregon se ekziston një ngadalësim në përmirsimin  e gjendjes në këtë sferë.
Është e qartë se aktivitetet e ndërmarra nga autoritetet janë të pamjaftueshme, dhe institucionet janë joefektive. Mangësitë në sundimin e ligjit shkaktojnë mosbesim tek qytetarët në gjyqësi dhe kuvend, si institucione të cilët duhet të sigurojnë garantimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe një shtet me prosperitet. Institucionet deri më tani nuk kanë siguruar garancë të mjaftueshme se ata që janë përgjëgjës për korrupsionin dhe veprimeve të paligjshme nuk do të gëzojnë mbrojtje dhe do të ndëshkohen. Paprekshmëria e përgjegjësve të korrupsionit është përditshmëri e cila duhet të çrrënjoset,, tha Prof. Dr Sllagjana Taseva, Kryetare e Transparensi Interneshënëll Maqedoni me rastin e publikimit të rezultateve të IPK-së për vitin 2013.
 
 
 
 
 
 
 
Lexoni përmbajtjen...
 
Punëtori në temën: ,, Qytetarët në luftë kundër korrupcionit’’ Printoni E-mail
rt_tetovo_10072013.jpeg
10.07.2013 Me datë 10.07.2013 në Tetovë Transparency International – Maqedoni mbajti Punëtori në temën: ,, Qytetarët në luftë kundër korrupcionit.’’
    Në këtë ngjarje ishin të ftuar ES Mariet Shurman (Marriët Schuurman) Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë, Kryetarja e Komunës së Tetovës d-r Teuta Arifi, Gjykatës të Gjygjit themelor të Tetovës, Avokat, Kryeshefi i SPM të Tetovës, Noter, përfaqsues të shoqërisë civile si dhe persona të tjerë përgjegjës të institucioneve të nivelit lokal dhe rajonal.
    Punëtorinë me fjalim hyrës e hapi d-r Sllagjana Taseva Kryetare e Transparency International – Maqedoni me ç’rast  të ftuarve ju drejtuan Kryetarja e Komunës së Tetovës d-r Teuta Arifi dhe ES Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë    z-nja Mariet Shurman (Marriët Schuurman).
    Në fjalimin e saj hyrës d-r Sllagjana Taseva iu referua rezulltateve te deritanishme të zyrave të Qendrës për Këshilla dhe Ndihmë Juridike në Tetovë, Shkup dhe Shtip të Transparency International – Maqedoni, në bazë të cilave në 10 muajt e kaluar qytetarët me 424 parashtresa janë drejtuar me akuza për korrupcion. Rezulltatet nga parashtresat e paraqitura në zyrën në Tetovë janë të kënaqshme.,, Qëllimi yn është që ti inkurajojmë qytetarët të paraqesin raste të korrupcionit. Numri i më shumë se 100 parashtresave të  raportuara që qytetarët kanë ardhur dhe i kanë raportuar në zyrat në Tetovë është vërtetë për tu theksuar. Rezultatet të cilat i arrijmë me dhënien e ndihmës qytetarëve janë arritur në komunikim me institucionet sepse mungesë e shpeshtë është komunikimi i qytetarëve me institucionet në zgjidhjen e problemeve të tyre.
 
 
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 33 - 40 nga 89
MK mk
  en EN
facebook_32.png twitter_32.png blogger_32.png youtube_32.png
zgjedhjet2016.jpg
transparentnost_newsletter

Newsletter






Advertisement
Advertisement
Advertisement
 

Donatorët :

auswartiges.jpg
dep_symbol.jpg
european.jpg
 canwordmark_colour.jpg
rijkslogo_en.jpg
ned-logo.jpg
osce.jpg
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Transparency International - Macedonia. Të gjitha të drejtat e rezervuara.