PUNONJËSIT BANKARË HE BIZNESMENËT MASHTRUES ME KREDI |
|
|
06.05.2016 Kiraca Trajkovska nga “Fershped” me ndihmën e nëpunësve bankarë në Komercijalna banka, ka marr pjesë në skemë financiare për miratim të kredive për biznesmenë, të cilët aspak nuk i kanë përdorur paratë, por në fund janë futur në borxhe prej më shumë qindra mijë euro pasi është dashur ti kthejnë. Në raste të ngjashme, me kredi dhe hua janë mashtruar edhe qytetarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët kanë vendosur ti paraqesin rastet në “Transparensi interneshënëll” dhe në MPB, ku Prokuroria publike ka nisur hetim. Në skemën me kreditë bankare janë përfshirë edhe institucione shtetërore dhe gjyqësori!
Organizata “Transparensi interneshënëll” në muajt e fundit ka pranuar tre paraqitje për punën në Komercijalna banka. Bëhet fjalë për kredi që banka ua ka miratuar klientëve të saj, kurse pastaj përdoren për larje parash. Të gjithë rastet kanë të përbashkët faktin që qytetarët janë përfshirë në sistem kriminel të kreditimit të fshehur, huave, dorëzimit të pronësisë – me qëllim që grup i organizuar të përfiton në dëm të pronarëve të firmave nënshkrimet dhe dokumentacioni i cilëve janë falsifikuar dhe keqpërdorur. Për momentin, Prokuroria publike ka marr hapa për të kuptuar se cilat persona dhe cilat kompani qëndrojnë pas rasteve të tilla që vërtetojnë mungesën e integritetit në sektorin financiar. Fillimisht është vërtetuar se të punësuarit në banka qëndrojnë pas veprave të pandershme. Rastet janë shumë të ngjashme dhe tregojnë se si qytetarët “naiv” të cilët me drejtë kanë pasur besim në bankat, janë shfrytëzuar nga figura të fuqishme dhe si kanë mbetur me kredi të stërmëdhenj pasi vetëm formalisht qëndrojnë pas kredive por paratë nuk i kanë shfrytëzuar, gjegjësisht ato gjithmonë kanë përfunduar në llogari tjera, me urdhër të lojtarëve kryesor.
|
Lexoni përmbajtjen...
|
TI dhe TI-Maqedoni kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve dhe dorëheqje të kryetarit të shtetit |
|
|
Berlin/Shkup – 4 maj 2016 –Transparensi Interneshënëll , lëvizja globale kundër korrupsionit, dhe dega e saj në Maqedoni kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit Gjorgje Ivanov dhe shtyrjen e zgjedhjeve të 5 qershorit derisa të pastrohet lista zgjedhore me qëllim që të kufizohet korrupsioni i përhapur që e paralizon vendin.
Qytetarët e Maqedonisë kanë dalë në rrugë që të protestojnë hapat flagrant nga kryetari i cili ka amnistuar ish kryeministrin Nikola Gruevski dhe anëtarë tjerë të qeverisë që janë të implikuar në skandalin e njohur me “bisedat e përgjuara”.
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
Monitorim i shpenzimeve buxhetore dhe të partive politike në procesin parazgjedhor dhe zgjedhor |
|
|
RAPORT PËR MUAJIN MARS
15.04.2016 Në suaza të projektit “Monitorim i shpenzimeve buxhetore dhe të partive politike në procesin parazgjedhor dhe zgjedhor” zbatuar nga Transparency International Maqedoni (TI-M) së bashku me Qendrën për analiza ekonomike (QAE), bashkëngjitur keni raportin për muajin mars të vitit 2016.
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
Reagim publik |
|
|
Reagim publik kundër aktit të përgjithshëm për ndërprerje të të gjithë procedimeve penale kundër personave për të cilët ka procedim ose ekzistojnë dyshime për kryerje të veprave penale lidhur me krizën politike
14.04.2016 Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit drejton reagim publik kundër vendimit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë për sjelljen e aktit të përgjithshëm për ndërprerjen e të gjithë procedimeve penale kundër personave për të cilët ka procedim ose ekzistojnë dyshime për kryerje të veprave penale lidhur me krizën politike, e të cilët janë lëndë e punës së Prokurorisë Speciale Publike, dhe të fal politikan i cili është duke e vuajtur dënimin me burg.
Kryetari i Republikës së Maqedonisë është i obliguar ta mbrojë interesin e qytetarëve për sundim të pakushtëzuar të së drejtës dhe për forcimin e shtetit të së drejtës. Në këto kushte të krizës politike, zbatimi i të gjithë hetimeve për keqpërdorime lidhur me burimet e krizës politike, të cilët për momentin i zbaton PSP por edhe Prokuroritë Publike, është interes publik.
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
Rezultatet 9 - 16 nga 89 |