KODI ETIK I “TRANSPARENCY INTERNATIONAL - MAQEDONI”
Deklaratë për vizionin, vlerat dhe parimet udhëheqëse
Transperency International - Maqedoni dhe anëtarët e saj gjatë punës së tyre do të udhëhiqen nga vizioni, vlerat dhe parimet udhëheqëse të shoqatës:
Vizioni
Shtet në të cilin qeveria, politika, biznesi, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e njerëzve janë pa korrupsion
Vlera
>
Transparencë
>
Përgjegjësi
>
Solidaritet
>
Guxim
>
Drejtësi
>
Demokraci
>
Integritet
Parime udhëheqëse
Transperency International - Maqedoni është e obliguar të respektojë këto
parime:
*
Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë trupat dhe
organizatat e vendit e të jashtme, qeveritare dhe joqeveritare, individë dhe
grupe si dhe media të cilat luftojnë kundër korrupsionit, në përputhje me
politikën dhe prioritet e përcaktuara
nga organet drejtuese të Transparency
International dhe Transperency International - Maqedoni;
*
Ne obligohemi të jemi
transparentë, të përgjegjshëm apo të japim llogari për punën tonë;
* Në punën tonë do të jemi demokratë, të papërcaktuar nga pikëpamja
politike dhe nuk të bëjmë selektime;
*
Ne do ti gjykojmë rryshfetin (blerjen) dhe korrupsionin
gjithmonë kur do të zbulohen, edhe pse ne vetë nuk do të emërojmë raste
individuale të korrupsionit;
*
Qëndrimet tona do të
bazohen në analizë të sigurt, objective dhe profesionale dhe në standarde të
larta kërkimore;
*
Do të pranojmë financim që nuk do të kompromitojë
mundësinë tonë për të realizuar rezultate të pavarura, themelore dhe objektive;
*
Do të kujdesemi për atë që
bashkëpunëtorët tanë të kenë gjithmonë raporte të sakta e në kohë përsa i
përket aktiviteteve tona;
*
Do të respektojmë liritë dhe të drejtat bazë
të njeriut;
*
Ne pajtohemi që të ndërtojmë e punojmë me dhe
nëpërmjet degëve kombëtare nëpër mbarë botën;
*
Do të synojmë drejt
pjesëmarrjes së balancuar dhe të barabartë të anëtarëve në organet tona
drejtuese.
|