logo_mkd_jpg_copy
prijavi_korupcija1

TI - Macedonia

Aktual

* Zyra për këshilla juridike të “Transperencë – zero korrupsion “ shpall se do të jetë e hapur për qytetarët.

** Me të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të lajmërojnë për raste lidhur me korrupsionin, do të bisedojnë këshilltarë juridikë

***  Të gjitha takimet duhet të caktohen paraprakisht. Zyra nuk të proçedojë me lajmërime anonime.

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?

Lajme

  rss.2.0.gif
 
plakat-bunar-bez-dno-alb-we.jpg
   
Lajme arrow Lajme arrow PUNONJËSIT BANKARË HE BIZNESMENËT MASHTRUES ME KREDI
whistleblowers-al.jpg
PUNONJËSIT BANKARË HE BIZNESMENËT MASHTRUES ME KREDI Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 
06.05.2016 Kiraca Trajkovska nga “Fershped” me ndihmën e nëpunësve bankarë në Komercijalna banka, ka marr pjesë në skemë financiare për miratim të kredive për biznesmenë, të cilët aspak nuk i kanë përdorur paratë, por në fund janë futur në borxhe prej më shumë qindra mijë euro pasi është dashur ti kthejnë. Në raste të ngjashme, me kredi dhe hua janë mashtruar edhe qytetarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët kanë vendosur ti paraqesin rastet në “Transparensi interneshënëll” dhe në MPB, ku Prokuroria publike ka nisur hetim. Në skemën me kreditë bankare janë përfshirë edhe institucione shtetërore dhe gjyqësori!

Organizata “Transparensi interneshënëll” në muajt e fundit ka pranuar tre paraqitje për punën në Komercijalna banka. Bëhet fjalë për kredi që banka ua ka miratuar klientëve të saj, kurse pastaj përdoren për larje parash. Të gjithë rastet kanë të përbashkët faktin që qytetarët janë përfshirë në sistem kriminel të kreditimit të fshehur, huave, dorëzimit të pronësisë – me qëllim që grup i organizuar të përfiton në dëm të pronarëve të firmave nënshkrimet dhe dokumentacioni i cilëve janë falsifikuar dhe keqpërdorur. Për momentin, Prokuroria publike ka marr hapa për të kuptuar se cilat persona dhe cilat kompani qëndrojnë pas rasteve të tilla që vërtetojnë mungesën e integritetit në sektorin financiar. Fillimisht është vërtetuar se të punësuarit në banka qëndrojnë pas veprave të pandershme. Rastet janë shumë të ngjashme dhe tregojnë se si qytetarët “naiv” të cilët me drejtë kanë pasur besim në bankat, janë shfrytëzuar nga figura të fuqishme dhe si kanë mbetur me kredi të stërmëdhenj pasi vetëm formalisht qëndrojnë pas kredive por paratë nuk i kanë shfrytëzuar, gjegjësisht ato gjithmonë kanë përfunduar në llogari tjera, me urdhër të lojtarëve kryesor.    
 
 

NË VEND TË BIZNESIT TË RI, KA MBETUR ME BORXH PREJ 250 MIJË EURO

Para 15 vitesh, kur Vojo Tatabitovski Artnik, si më i ri ka dashur të shfrytëzon kapacitetin dhe energjinë për zgjerim të biznesit, ka rënë në grackën e grupit mashtrues. Në një rast, Kiraca Trajkovska prej “Fershped” i ka thënë në mirëbesim se së bashku me një investues të jashtëm mendojnë të nisin biznes të ri në Shkup, në fushën e teknologjive informative, por duke marr parasysh pozitën e saj drejtuese në vende tjera, ajo nuk ka dashur të eksponohet dhe i ka propozuar Artnikut që ai të futet në pozitën kryesore. Atij, siç tregon edhe vet nuk i ka penguar që përveç firmës “Eureka” nga fusha e informatikës, të udhëheq edhe një biznes tjetër. 
Si nis mashtrimi? Trajkovska e ka përdorur lidhjen me Sasha Tvrtkoviq, i punësuar në Komercijalna banka, në drejtorinë për kreditim. Zyra e tij ka qenë adresa ku Artnik është dërguar që të merr kredinë bankare. 
– Pa mos  e ditur biznes-planin për firmën e re, unë vetëm i nënshkrova dokumentet e përgatitura pasi që pikësëpari kisha besim te Trajkovska, dhe prisja qasje të ndershme dhe profesionale edhe prej nëpunësit bankar. Sipas marrëveshjes, unë duheshe të jem drejtues, jo pronar. Për këtë shkak shumë lehtë i nënshkrova të gjitha dokumentet që praktikisht paraqitnin marrjen e kredisë së parë, thotë Artnik. 
Pasi firma e re nuk ka ekzistuar si subjekt ligjësor, paratë e kredisë drejtohen në llogarinë e “Eureka”-s. Artnik ka menduar se do ta zgjeron biznesin dhe as që ka supozuar se sot, pas një dekade do të ngarkohet me borxhe, gjegjësisht do të paguan kredi prej cilës nuk ka parë as një denar. Si garantues i kredisë paraqitet “Fershped”, nëpërmjet dokumentit që e ka siguruar Trajkovska dhe ia ka dorëzuar bankës. Por, sapo janë paguar paratë, edhe atë 250 mijë euro, Artnik është ngarkuar që nga firma që e ka udhëhequr – “Eureka” ti transferon paratë në llogarinë e firmës së Trajkovskës. Këtë edhe e ka bërë, por nuk e ka ditur se pastaj paratë do të zhduken, dhe ai do ti mbetet borxh bankës.
- Kaloi një kohë e caktuar, por nuk ndodhi gjë, paratë u zhdukën, por askush nuk më njoftonte për zhvillimet.  U gjendëm në situatë ku nuk mundeshim të nisim me pagesën e kredisë.  Për këtë shkak duhej të nënshkruaj riprogramim të kredisë që të shtyhet pagesa. Pastaj vijoi edhe riprogramimi i dytë, gjithashtu i akorduar mes Trajkovskës dhe të punësuarit në bankë. Por, për shkaqe të panjohura, një ditë pas asaj në llogari kam 300 mijë euro të reja, që ditën e njëjtë, sigurisht nëpërmjet nëpunësve bankarë, përsëri transferohen në llogaritë e tyre, kurse mua më shpjeguan se Trajkovska do ti kthen këto para në katër këste, kujtohet Artniku.  
Dy prej katër kësteve të premtuara kanë përfunduar tek “Eureka”, por jo edhe dy tjerat. Edhe pse nuk janë paguar dy këstet e fundit, banka nuk i ka kërkuar, që pastaj Artniku të kupton se kredia është paguar nga ana e garantuesit “Fershped”, kurse atij janë hapur marrëdhënie debitor-kreditor me kompaninë, e cila tani i kërkon paratë prej tij. Ai në të vërtet, del se i ka borxh “Fershped”-it para që aspak nuk kanë përfunduar tek ai, ose që i ka shfrytëzuar ai. Tani borxhi i tij është 200 mijë euro ndaj garantuesit, por gjithashtu ka borxhin e kredisë së parë prej 250 mijë euro. 
Duke marr parasysh faktin se Artnik ka nënshkruar një gjë, kurse nënshkrimet e tija janë përdorur për diçka tjetër, gjegjësisht për dhënie të kredisë, që ai vet as që ka dashur të kërkon, është munduar që nëpërmjet bankës të arrin tek dokumentacioni për kredinë.  
– I kërkoj dokumentet që janë si shtojcë e kërkesës për kredi dhe nuk e kuptoj se pse banka nuk mi jep nëse bëhet fjalë për kreditin tim. Madje, katër veta prej Komercijalna banka janë nënshkruar në dokumentin ku më njoftojnë se nuk më takojnë dokumentet pasi qenkan të fshehta. Pastaj ju dërgova edhe një shkresë të ju theksoj se në nenin 112 të Ligjit për banka, në të cilin ato thirren mos të më japin dokumentet, theksohet se kur preson juridik do të kërkon dokumente, ato duhet ti jepen, tregon bashkëbiseduesi i “Fokus”-it. 
Ende nuk ka pranuar përgjigje për shkresën e dytë, por për këtë shkak ka dorëzuar denoncim tek Policia financiare ku është hapur hetim për rastin dhe për mashtrimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nëpunësve bankarë. Madje, Artnik donë të angazhon një firmë të pavarur për ekspertizë gjyqësore nga Sllovenia që të vërteton nëpërmjet ADN metodës se askush nga “Eureka” nuk ka pasur kontakt me dokumentet për kredit.     
- Me profesion jam arkitekt, por dhjetë vitet e fundit ndjehem si rob pasi vazhdoj ti paguaj 250 mijë eurot, që në vend se të më hapin biznes të ri më ngatërruan në borxhe, pasi dikush mua më shfrytëzoi për përfitim, që unë të paguaj këstet e kredisë që as e kam kërkuar e as e kam përdorur, përfundon Artniku, duke shpresuar se organet shtetërore hetuese do ti shpalosin fajtorët dhe se atij ndonjëherë do ti kthehen paratë e paguara për kredinë që nuk e ka përdorur.


E kanë mashtruar t’ua shet firmën dhe e kam ngatërruar me kredit  
 
Në periudhën kur Artnik ka shpresuar se do ta zgjeron biznesin ka pasur marrëdhënie miqësore me Risto Murov, pronar i “Mar kompani” dhe sigurisht edhe me Trajkovskën e cila e ka ngatërruar me aventurë financiare. Pasi Murov ka besuar në miqësinë e Trajkovskës me Artnikun, kurse vet ai ka pasur marrëdhënie të mira me Artnikun, ka vendosur të shet firmën e vet që merret me përfaqësim doganor Trajkovskës, e cila vet ka nisur shitblerjen. Janë pajtuar që Murov të mbetet pesë vjet në “Mar kompani”, kurse të punësuarit ka dy vjet. Në atë çast, më sa duket, Trajkovska nuk ka pasur 100 mijë euro për pagesën e plotë të firmës që ka qenë duke e blerë, kështu që derisa është zhvilluar procesi i strukturës së pronësisë, Murov ka mbetur nënshkrues në “Mar kompani”.
- Autoritetin që Trajkovska kishte mbi meje e shfrytëzoi të më bind se në vend të parave do të më jep banesë, e cila do paguhet me kredit nëpërmjet bankës “Shparkase”, që u aprovua për pesë minuta, pasi që ajo e ka rregulluar gjithë atë me të punësuarit, por me premtim se ajo si garantues do të paguan kreditin dhe kështu banesa do të shndërrohet në kompensim për borxhin e saj ndaj meje.  Në të vërtet, at[herë kuptova se Trajkovska mua më shfrytëzon për të marr kredi pa dijeninë time. Dhe kështu kam nënshkruar hua dhe kreditë, kurse gjithë të hollat që në mënyrë të çuditshme do të më paraqiteshin në llogari duhej ti transferoj në llogari tjera, dëshpëruar tregon Murov. 
Kur Trajkovskës i është komplikuar situata në “Fershped”, gjegjësisht nuk ka mundur më të lë pronën si sigurim për kreditë të reja, ajo e ka lënë Murovin në baltë. Ai nëpërmjet një shembulli ilustrativ shpjegon skemën e të përfshirëve në mashtrimin kriminel.   
- Një ditë hap llogarinë dhe shoh se kam pesë milionë denarë prej një firme që nuk e di. Në telefon më kërkon Sasha Tvrtkoviq nga Komercijalna banka, me udhëzime se cilave kompani duhet tua lëshoj paratë si hua. Mes kompanive të tilla ishte edhe  “Kubus”, të cilës i dhashë hua prej shtatë milionë denarë. Madje personi nga banka, i cili sidoqoftë nuk ka të drejtë të më telefonon, më premtoi se ato së shpejti do ti japin kredit “Kubus”-it, dhe do të mi kthen paratë, tregon biznesmeni i mashtruar.
Kanë kaluar tre muaj, a “Kubus” as që ka konsideruar të kthen borxhin “Mar kompani”-së, prandaj Murov ka vajtur tek Zlatko Todorov, pronar i firmës debitorë që të merren vesh rreth huas. Atëherë Murov kupton se Todorov nuk ka ide për borxhin ose për kreditin që është dashur të merr prej Komercijalna banka, siç ka thënë Tvrtkoviqi.  I ballafaquar me mashtrimin, Murov niset i zemëruar tek nëpunësi bankar, i cili ka thirr Trajkovskën për ndihmë që në fund të vendosin se “Mar kompani” duhet të padit “Kubus”-in. Në këtë mënyrë, ky grup mashtruesish përfshin firmat në situata të ndërlikuara pa dëshirën ose vullnetin e tyre. Por, pasi kanë dashur që mos t’ju falimentojnë firmat, është dashur të nisin me pagesën e kredive dhe huave, edhe pse dikush tjetër ua ka imponuar.   
- Tani unë paguaj kredi prej 25 mijë euro, edhe pse paratë kanë përfunduar në firmat e Trajkovskës, dhe jo tek unë. Ky është parimi i këtij grupi kriminelësh – edhe pse nuk ka marrëveshje për huadhënie, nuk kemi kërkuar kredi pas nuk kishim nevojë, përsëri jemi futur në borxhe.  Kjo praktikisht domethënë se dikush na ka mashtruar, ka kryer vepra penale me të dhënat tona nga banka, madje ka siguruar edhe garanci nëpërmjet “Fershped”-it pa dijeninë tonë, përfundon Murov, në pritje që dikush përfundimisht të ndal këto mashtrues. 

PROKURORIA ËSHTË NË RRUGË PËR TË ZBULUAR KRIM SERIOZ MILIONËSH

Lista e firmave të mashtruara është më e gjatë. Vazhdimisht në Policinë Financiare arrijnë paraqitje të reja nga qytetarë dhe pronarë të firmave që janë shtyrë në rrethin. Ata vetë e quajnë atë sistem i huamarrësve, që shërbejnë për nevoja të huaja. 
Megjithatë, Todorov, nuk ka pritur që gjërat të rregullohen vetë. Kur Murov ju ka afruar me qëllim të pyesë kur do të kthejë huan, ai menjëherë ka dyshuar për mashtrim. Atëherë ka kuptuar që të punësuar në Bankën Komerciale diçka po “qullosin”. Nuk e ka pasur të qartë si një punonjës bankar Tvrtkoviq e ka siguruar Murov-in që “Kubus”-i ka nevojë për hua, ndërsa pastaj do të japin një kredi që të e kthejë. I zemëruar për këtë hap të bankës, Todorov ka parashtruar paraqitje në MPB. 
Përndryshe, në rastin me “Kubus”, kompania ka kërkuar kredi për materiale ndërtimore. Banka Komerciale i ka aprovuar, por në vend të 150 milion denarëve të kërkuar, i ka dhënë 400 milion! Dallimi, siç pohon Todorov, pa mos ditur në “Kubus”, ka qenë transferuar në firma, bashkëpunëtore të Bankës.
¬- Kjo do të thotë që nënshkrimet e mia i kanë përdorur, si dhe dokumentet e mia për të transferuar të hollat në llogaritë e tyre. Ndërsa pastaj kredia më mbetet mua. Drejtoria kundër larjes së të hollave ka përcaktuar që kompanitë që tani janë nën hetim dhe janë të dyshuar që kanë marrë pjesë në mashtrimet që kanë përdorur të hollat për mbyllje të kredive të veta dhe kërkesa të firmave që më vonë kalojnë në falimentim. Ashtu edhe këto të holla që njëherë më kanë transferuar mua dhe pastaj si hua kanë kaluar në firma tjera, dhe ne nuk e kemi pasur idenë për atë, thotë Todorov. 
Praktikisht, të gjithë që kanë besuar në punonjësit e bankës tani janë të mashtruar. Për rastet dinë edhe Banka Popullore, që ka mekanizma dhe obligim të bëjë kontroll mbi punën e bankave, por edhe Prokuroria Publike, e cila nuk guxon të hesht. Atje gjendet padia penale nga MPB kundër 36 persona dhe firma, pjesëmarrës në shoqërimin kriminel. Sipas paraqitjes në MPB, Sasha Tvrtkoviq, Kiraca Trajkovska, Koço Mocan, Kosta Mlladenovski, Fershped”, “Makoshped”, “Tehnometal Vardar”, Lotaria e Maqedonisë...gjatë shtatë viteve kanë organizuar kredi për firmat e dëmtuara, të cilat janë dhënë nën ndikim të shoqërimit kriminel, anëtarët e Bankës Komerciale, Ohridska Banka, Uni Banka dhe Invest (tani Shparkase) Banka, me qëllim që disa shoqëri të përfitohen me mjete kriminele. Andaj janë krijuar sisteme për huamarrje dhe huadhënie, si dhe marrëdhënie fiktive hua-konfidenciale. 
Tani do të bëhet hetim ekspert për të zbuluar gjitha relacionet mes bankës dhe firmat dhe personat e përfshirë dhe të vlerësohen demet e firmave të dëmtuara. Kryesore do të jetë të zbulohet si janë aprovuar kreditë dhe kush ka falsifikuar dokumentacionin? Megjithatë, paraprakisht do te duhet të eksperti i caktuar Kire Kostov të largohet nga procesi sepse më herë ka qenë drejtori ekzekutiv i dytë në “Domatti” nga Sveti Nikole, ndërsa ajo firmë është në listën e të paditurve. Për këtë është informuar edhe Komisioni Kundër-Korrupsionit, e cila ende nuk është shprehur. Të gjitha këto raste janë paraqitur edhe në organizatën joqeveritare “Transparensi Interneshënëll”. 





EDHE FUNKSIONARË POLITIK TË PËRFSHIRË NË KREDITIMIN E FSHEHUR

Një rast tjetër me kredi nga Banka Komerciale ka paraqitur në “Transparensi” edhe Mito Mitanovski nga Kërçova. Ai ka blerë firmën “Tane Celevski” në fazën e falimentimit me gjithë pronën. Ajo është treguar si një mundësi e mirë për të fuqishmit lokal të mashtrojnë Mitanovski.  
– Ish kryetari i komunës së Kërçovës, Vlladimir Toleski, i Vratnicës, Vanço Srbakovski, profesori në Ohër Sofroenie Miladinovski dhe disa tjerë më mashtruan të marr një kredi për të filluar sërish firmën që kam blerë. Nuk e di në çfarë mënyre ishte rregulluar kredia në Bankën Komerciale për të marrë të hollat që ditën tjetër. Në hipotekë kam vendosur gjitha repartet dhe të patundurat, por në vend që unë të merrem me të hollat e kredisë, ata kalojnë në llogarinë e kompanisë “Metalika”, që atëherë është formuar nga personat e përmendur lartë. Shuma e kredisë ishte 1 milion dhe 400 mijë euro! Do të thotë, “Metalika” kërkon kredi, ndërsa në i lë garanci bankës. Në atë më kanë detyruar persona të dhunshëm lokal të mbështetur nga policia, që më janë kërcënuar dhe më kanë shantazhuar, dhe un duheshe të firmos gjithçka që më thanë, transmeton Mitanovski përvojën personale. Pastaj vijon loja e njohur. “Metalika” nuk e kthen kredinë, por për atë janë bërë ankese dhe janë zgjeruar, njëherë në mjete themelore dhe pastaj në mjete në qarkullim, pa mos ditur Mitanovski dhe kanë arritur deri më 2  milion euro! Logjike është që Banka Komerciale ka aktivizuar hipotekën dhe i ka marrë gjithë pronën Mitanovski-t. Ndonëse në hipotekë kanë qenë vetëm objektet ndërtimore, ai sërish ka mbetur edhe pa pajisjen dhe rezervat, për të cilat pohon që vlera ka qenë mbi 3 milion euro. 
- Ka pasur edhe një masë të përkohshme të ndalesës së tjetërsimit të pronës, edhe ajo ishte konfirmuar nga Gjykata e Apelit, por kamionë pa targa, inspektorë me disa distinktivë, sigurues dhe persona të dhunshëm të shumtë, vazhdimisht kanë marrë pajisjen. Unë duheshe të paraqes një padi kundër “Metalika” dhe Bankën Komerciale për dëmin e bërë sepse hipoteka nuk kishte të bëjë me pronën e lëvizshme. Për shpenzimin e të hollave nuk kam pasur asnjë kontroll, madje as njoftim. Në kërkesë timen erdhën përfaqësuesit e bankës të bëjnë kontroll në teren dhe kanë përfunduar që e gjithë pajisja është atje, që nuk është e vërtetë, dhe për secilën copë të mallit të marrë nuk ka paguar TVSH ndaj shtetit, ankohet Mitanovski. 
Pasi që Banka Komerciale bëhet pronar i pronës së Mitanovski, e jep me qira vëllait të Serbakovski, ish drejtuesit të “Metalika”. Për padinë e dhënë ende nuk ka rezultat sepse procesi vonohet me vite që vetëm konfirmon se në skemën e kredive me banka janë përfshirë shumë nga institucionet shtetërore, madje edhe nga gjyqësori. Kjo është një pjesë e vogël e përfshirjes së bankave në larjen e organizuar të parave. Mitanovski disponon me dokumente dhe dëshmi si më tutje ka rrjedhë e gjithë skema e organizuar nëpër mozaikët gjyqësor të mbrojtura nga Banka Komerciale. Prandaj, Mitanovski pyet nëse aksionarët e Bankës Komerciale janë të vetëdijshëm se ku mbarojnë miliona eurot? 
Praktikisht, fundi i hetimit me siguri do të tregojë që me anë të firmave të mashtruara është bërë kreditim i tjerëve. Për këtë edhe bankat duhet të dinë. Me kreditimin e fshehur, nga ana tjetër, janë mbuluar edhe vrima tjera në firmat, që pastaj me vetëdije kanë kaluar në falimentim. Një pjesë e këtyre firmave ka pjesë shtetërore në kapitalin dhe prandaj ka dyshime që edhe shteti është dëmtuar me qindra milion euro. 


JANË FSHEHUR MEKANIZMAT  E MBROJTUR TË BANKAVE

Këto raste të caktuara, që nuk janë të vetëm dhe hapin të vërtetën me kreditë e fshehura, janë konfirmim që kanë fshehur gjitha mekanizmat për kontroll të bankave, por edhe në Bankën Popullore. Bankat praktikisht kanë obligim ligjor të zbulojnë, parandalojnë keqpërdorimet me kreditë nga të punësuarit, veçanërisht në këto raste kur bëhet fjalë për persona të lidhura, si të menaxhimit ashtu edhe financiare, dhe ajo sipas rregullës duhet të jetë një indikator i detyrueshëm për rrezik. Një fakt është me këto shuma të mëdha të kredive banka nuk do të mund të jepte pa njohurinë e organeve menaxhuese. Me tepër shqetëson lidhja në prapavijë mes bankave pa njohurinë dhe aprovimin e klientëve të tyre. Këto raste mund të rrezikojnë punën e besueshme të bankave, veçanërisht Bankës Komerciale. Sektori financiar është i ndjeshëm, dhe këto shkelje mund të sjellin pasoja për kursyesit. Nuk mjafton që bankieri Tvertkoviq është i dyshuar, por duhet të kthehen mbrapa gjitha të hollat e marra në mënyrë të paligjshme. 
 
 Autor: Ljubisha ARSIÇ
 
 
 Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.  

Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
 
 
 

 
< I mëparshmi   Tjetri >
MK mk
  en EN
facebook_32.png twitter_32.png blogger_32.png youtube_32.png
zgjedhjet2016.jpg
transparentnost_newsletter

Newsletter






Advertisement
Advertisement
Advertisement
 

Donatorët :

auswartiges.jpg
dep_symbol.jpg
european.jpg
norway.jpg
rijkslogo_en.jpg
ned-logo.jpg
osce.jpg
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Transparency International - Macedonia. Të gjitha të drejtat e rezervuara.