Qeveria ndalon “fishkëllyesit” të paraqesin krime në institucionet shtetërore
whistleblowers-al.jpg
 12.10.2016 Komisioni i Venedikut këto ditë ka dorëzuar rekomandime për ndryshim të Ligjit për Mbrojtje të Informatorëve (paraqitës të veprave penale), që ka hyrë në fuqi në mars të këtij vit, por problemi është që aspak nuk zbatohet. Asnjë institucion shtetëror nuk ka përcaktuar person që do të paraqet krimet, nuk ka ekip që do të veprojë sipas paraqitjeve dhe në asnjë organ kompetent – Prokurorinë Publike, MBP, Anti-korrupsion...nuk është caktuar nëpunësi për zbatimin e ligjit. Shihet qartë që, të përballuar me hulumtimet e PSP, kreu i pushtetit ka frikë nga paraqitje të reja për vepra penale 

Në një natë nëntori, vjeshte, disa minuta para mesnatës, me procedurë urgjente, deputetët në parlament kanë votuar disa ligje të reja dhe disa ndryshime të të vjetërve. Të gjitha kanë dalë nga marrëveshja e parë në Përzhino. Në diskutimin e vrulltë rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, për atë nëse dhe a do të voton diaspora, në heshtje ka kaluar Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve (paraqitës, “fishkëllyes”). Po të njëjtën natë, me energji të plotë, u votua edhe një ligj i ri, i imponuar nga audio-incizimet e siguruara nga LSDM – Ligji për Mbrojtjen e Privatësisë. Këtë ligj e ka shtyrë përpara pushteti sepse duheshe të gjejë një mënyrë si të ndalojë eksplozionet e opozitës, që me përmbajtjen e tyre synohej de-maskimi i drejtpërdrejtë i funksionarëve të VMRO-DPMNE.
 
 

Si përgjigje e kësaj, opozita ka mbështetur Ligjin për mbrojtjen e informatorëve. Të ju përkujtojmë se në seancën e njëjtë u votua edhe Ligji për qeveri – për përbërjen teknike të saj sipas Marrëveshjes së Përzhinos, por u formua edhe Komisioni anketues për përgjimin, i cili nuk i përfundoi obligimet e veta. 
Dhe çfarë ndodhi në ndërkohë?  Ligji për informatorë, që kushtimisht i konvenon opozitës, por para së gjitha publikut dhe qytetarëve, deri sot nuk funksionon në praktikë, por për këtë shkak Ligji për mbrojtje të privatësisë, i cili është në dobi të VMRO-DPMNE dhe me të cilin u ndaluan “detonimet” e reja politike zbatohet fuqishëm, nëse nuk i llogarisim audio-incizimet e reja që shpallen në Kosovë dhe kanë të bëjnë me politikanët shqiptar nga Maqedonia. 
Domethënë, qeveria ka arritur qëllimin dhe i ka parandaluar “bombat”, që i shkaktuan dëm të madh, të vazhdueshëm dhe të pandreqshëm, por paralelisht nuk bëri gjë për të siguruar që institucionet të nisin me zbatimin e Ligjit për mbrojtje të informatorëve.  Ky ligj duhet të inkurajon të punësuarit në institucionet qeveritare të paraqesin korrupsion dhe krim të organizuar, që do kishte ndihmuar shumë Prokurorinë speciale publike, e cila ballafaqohet me pengesa serioze në përpjekjet për goditje financiare të funksionarëve të korruptuar.   
Edhe pse u votua në nëntor, gati se para një viti, dhe edhe pse u parapa zbatimi i tij të nis në mars, kur Ministria për drejtësi në kohë i përgatiti aktet nënligjore, përsëri ligji mbetet në letër. Asnjë parakusht të paraparë në Ligjin për mbrojtje të informatorëve nuk është plotësuar, dhe kjo domethënë se asnjë “fishkëllyes” edhe pas një viti, nuk është i mbrojtur.   
Komisioni i Venedikut, me detyrë për vlerësim dhe kontroll të zgjidhjeve ligjore, ka mendim për dy ligjet. Për atë për mbrojtjen e privatësisë, vërejtjet dhe sugjerimet janë më serioze, ndërsa për mbrojtje të informatorëve Komisioni potencon disa lëshime të rëndësishme, që nga ana tjetër, nuk do të thonë që ligji nuk duhet të zbatohet. 
 
NUK KA MËNYRË SI QYTETARËT NË MËNYRË PUBLIKE TË PARAQESIN KRIMIN
 
Gjithsesi që ky status kuo i situatës shkon në dobi të VMRO-DPMNE dhe të BDI, ndërsa, ata, nga ana tjetër, me metoda të ndryshueshme me sukses e ndalojnë zbatimin e ligjit. Çfarë kurthi ka vendosur pushtetit-ligji për “fishkëllyesit” një vit të qëndrojë vetëm në letër? 
Në ligjin janë parashikuar tre lloje të denoncimesh – të brendshme, të jashtme dhe publike. Sipas zgjidhjes ligjore, për të mundur një informator në mënyrë publike të shpreh dëshmitë ose njohuritë për ndonjë rast të caktuar kriminel-korruptues, paraprakisht duhet të kalojë nëpër fazat e denoncimit të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo në fakt do të thotë që denoncuesi njëherë duhet të denoncojë në institucionin në të cilin punon (denoncim të brendshëm), pastaj tek autoritete përkatëse hetimore siç janë Prokuroria Publike, policinë (denoncim të jashtëm), për të mundur të flet në publik për rastin (në mediet). 
Megjithatë, zbatimin e ligjit pushteti në mënyrë të qartë e ndalon. Në institucionet shtetërore nuk ka sistem dhe nuk ka të përcaktuar procedurë si një “fishkëllyes” mund të denoncojë krim, me të cilën është rrezikuar denoncimi i brendshëm. Asnjë institucion nuk ka përcaktuar person tek i cili mund të denoncohet, nuk ka të formuar ekip që do të veprojë sipas denoncimeve, do të analizojë nivelin e seriozitetit të denoncimit, do të hap rast për hetim, ose me një fjalë, do të zbatojë procedurën për mbrojtje të informatorëve paralelisht me hetimin e nivelit të seriozitetit dhe relevancën e pohimeve të shprehura për krim. 
Më tutje, metodën e njëjtë pushteti e përdor edhe për mundësinë e denoncimit të jashtëm. Asnjë prej organeve shtetërore nuk ka përcaktuar person që do të zbatojë ligjin. Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Komisioni kundër Korrupsionit, Avokati i Popullit – të gjithë kanë obligim ligjor të krijojnë kushte për denoncim të jashtëm të mbrojtur. Megjithatë, këto institucione heshtin për atë që nuk e zbatojnë ligjin! 
Do të thotë, si në rastin e me pengesat e PSP, taktika e qeverisë është e qartë dhe e thjeshtë. Qëllimi përfundimtar është – ligji asnjëherë mos të funksionojë. Në ligjin është parashikuar që informatori nuk guxon të publikojë në publik krim ashtu të përfitojë mbrojtje, nëse paraprakisht nuk e ka bërë në parimin e denoncimit të brendshëm ose të jashtëm. Mirëpo, këto dy mënyra për denoncim nuk funksionojnë në praktikë. Ajo do të thotë që informatori i veprës kriminele nuk guxon publikisht në medie të shpreh dëshmi, informacione ose njohuri për rast kriminel-korruptues dhe ashtu të ketë trajtimin e informatorit të pambrojtur, nëse paraprakisht nuk i ka plotësuar dy denoncimet e para që nuk mund assesi të realizohen. Ja me çfarë lehtësi pushteti i ndalon informatorët mos të flasim asnjë për korrupsionin dhe krimin në institucionet shtetërore. 
Sqaruar më thjeshtë, pushteti të ndalon në mënyrë publike të flasësh për krimin dhe gjatë kësaj të jesh i mbrojtur, sepse nuk i ke plotësuar dy kushtet paraprake të ligjit, dhe të cilat nuk të lejon të plotësosh. Gjeniale!
 
 
SHTETI DO TË DËNOJË FIRMAT, POR KUSH DO TË DËNOJË SHTETIN?
 
Mirëpo, a do të mund VMRO-DPMNE edhe pas vërejtjeve të shumta serioze të Komisionit të Venedikut as lehtë të sille dhe të hesht injorimin e plotë të ligjit? Informacionet jozyrtare konfirmojnë që deri në zgjedhje, Qeveria duhet të sigurojë që ligji të funksionojë. Për këto shtatë ose tetë muaj, kur ishte pritur të ketë edhe shumë denoncime, pasi që ligji është në fuqi, shumë qytetarë kanë denoncuar raste në OJQ “Transparency International”, ndërsa një numër i tyre kanë pyetur si mund në institucionet të paraqesin sjellje të paligjshme. Në përgjithësi, qytetarët më tepër do të preferonin denoncim të jashtëm, do të thotë në MBP, prokurori, komisionin kundër korrupsionit...sesa të brendshme, sepse aty, në institucionin në cilin punojnë, kanë frikë që do të zbulohem shpejtë. Si të zgjedhin ku të bëjnë denoncimin në kushte kur nuk kanë zgjedhje?
Megjithatë, loja manipuluese e qeverisë nuk përfundon vetëm me bllokimin e plotë të informatorëve. Që të jetë absurdi i plotë, ajo synon që ligji të zbatohet në sektorin privat. Në fakt, një numër i kompanive, të frikësuar me inspeksione, kanë vendosur njoftime në zyrat e kompanive që të punësuarit që kanë informacione për korrupsion ose krim të denoncojnë tek personi i caktuar që emri dhe mbiemri është theksuar në tabelën e shpalljeve ë firmat. Disa kompani madje edhe kanë zbatuar trajnime të organizuar nga odat ekonomike, në të cilat janë dhënë ligjërata për zbatimin e ligjit. 
Por, duke marrë parasysh që në sektorin privat punëtorët janë kryesisht të frikësuar të denoncojnë, veçanërisht vështirë marrin guximin të denoncojnë eprorin e vet, del që kompanitë e respektojnë ligjin sepse kanë frikë nga gjoba për moszbatimin, dhe jo që vërtetë besojnë që dikush do të paraqet vepër penale. Megjithatë, bëhet fjalë për kompani private dhe nëse nuk zbatojnë ligjin, ato ka kush të dënojë – shteti!
Por, kush do të dënojë shtetin? Kush do të sanksionojë institucionet shtetërore që nuk veprojnë sipas ligjit? Kush merr përgjegjësinë për heshtjen e plotë rreth moszbatimit të informimeve për vepra penale? Kush do të dënojë Komisionin kundër Korrupsionit, që ka detyrë që çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport në parlamentin për rezultatet e arritura të ligjit? Në situatën aktuale, komisioni as nuk ka material për të përpiluar raportin, as nuk ka çfarë të prezantojë para deputetëve, sepse ligji është tërësisht i izoluar dhe vetëm paralajmërimet nga jashtë, si e fundit nga Komisioni i Venedikut, mund të iniciojnë zbatimin përkatës. Përndryshe, disi edhe opozita harroi ligjin, sepse për atë prioritet janë zgjedhjet. 
Sllagjana Taseva nga “Transparency International” kështu i komenton dispozitat  rrepta ligjore për informatorët, që i kritikon edhe Komisioni i Venedikut:
- Denoncimi publik është i mbrojtur vetëm kur informatorit ose ndonjë person të afërt ju është rrezikuar jeta. Do të thotë, vetëm në situata kur ai vendos të denoncojë krim në mënyrë publike do të tregojë që atij ose ndonjë të afërmi ju është rrezikuar jeta, shëndeti, siguria dhe mjedisi jetësor, ose do të shkaktojnë dëme me përmasa të mëdha, ose nëse ka rrezik nga shkatërrimi i dëshmive. E gjithë kjo është shumë vështirë të sigurohet si një qytetar në kushte kur do të dojë në mënyrë publike të denoncojë. Andaj themi që kjo është një prej rekomandimeve më të fuqishme të Komisionit të Venedikut, që duhet të zvogëlohet shkalla e mbrojtjes, gjegjësisht të lejohet denoncimi publik nëse ka interes publik, ndërsa “fishkëllyesi” nuk ka patjetër të kalojë procedurën e denoncimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe nuk duhet të sigurohen këto kushte.
 

IDENTITETI I INFORMATORIT TË SHPALOSET VETËM ME LEJEN E TIJ 

Çfarë konkretisht parashohin rekomandimet e Komisionit të Venedikut? E para, që të funksionon ligji duhet të përshtatet me Ligjin për procedurë penale, me Kodin penal dhe me Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur pasi denoncuesi lehtë mund të bëhet dëshmitar. Rekomandimet thelbësore të komisionit kanë të bëjnë pikërisht me shkalla e lejueshmërisë e denoncimit publik, i cili sipas saj, është vendosur tepër lartë. Pse, që të fiton statusin e informatorit të mbrojtur, “fishkëllyesi” duhet të denoncon rastin njëherë brenda, aty ku punon, pastaj jashtë – në institucion kompetent shtetëror, kurse tek pas asaj në mediet. Standardi ndërkombëtar parasheh denoncim publik, në medie, madje edhe në kushte ku nuk ka mundësi për denoncim të brendshëm ose të jashtëm, siç është rasti momental në Maqedoni. Por sigurisht që kjo nuk i konvenon kreut udhëheqës. 
Që të del në publik, nga informatori kërkohet të dëshmon se provat për aktivitetet e paligjshme mund të shkatërrohen, që është jashtëzakonisht vështirë. Gjithashtu, në secilin rast korruptiv-penal nuk ka rrezik nga shkatërrimi i dëshmive dhe pikërisht për këtë kusht kjo është vështirë të plotësohet. Rekomandimi i Komisionit të Venedikut thotë se ky kusht nuk duhet të qëndron në ligj. 
Veç kësaj, Komisioni i Venedikut rekomandon që të formulohen rregullat e përgjithshme me të cilat do t’i lejohet gjyqit t përcakton kushtet nën cilat mund të shpaloset identiteti i informatorit. Në vendimin gjyqësor thuhet se gjyqi, në fazë të caktuar të procedurës, nëse vet vlerëson se është e domosdoshme, mund të shpalos identitetin e informatorit. Komisioni konsideron se është e domosdoshme të përcaktohen të drejtat e anonimitetit dhe besueshmërisë që mos të ketë konfuzion, kurse informatorit ti lihet e drejta që vet të vendos nëse do të shpalos ose jo identitetin e vet. 
Komisioni hap edhe dilemën për dispozitat dënuese që parashohin sanksione deri gjashtë mijë euro për personin që do të shpalos identitetin e fishkëllyesit jashtë rregullave të parapara. Kjo sipas saj, nuk është shumë e mjaftueshme e të hollave për të parandaluar rrjedhjen keqdashëse të informatave në lidhje me informatorin. Ose thjeshtë, dikush që është i interesuar për identitetin e “fishkëllyesit” mund ti jep dikujt edhe dyfish shumën e parave dhe me këtë t’ia paguan dënimin dhe ti mundëson fitim. 
Në fund, përveç vërejtjeve tjera më të vogla dhe rekomandimeve, është theksuar se do ishte mirë nëse denoncimet e informatorëve të kalojnë nëpër një organ të pavarur këshillëdhënës, kurse agjencitë shtetërore ose Ministria e drejtësisë të jenë lidhja me atë organin. 
Rekomandimet e Komisionit të Venedikut për ndryshim të ligjit për informatorë janë injoruar nga Qeveria, por problem akoma më i madh që vazhdon të injorohet është Ligji për mbrojtje të informatorëve, i cili nuk zbatohet as në këtë formë që ka. A do të ndikojnë mendimet e ekspertëve të shprehur nëpërmjet rekomandimeve të komisionit  që pushteti të nis me zbatimin e ligjit, pasi të kryen ndryshimet e nevojshme?


Ambasadori i Holandës: Formojmë organ të pavarur për mbrojtje të informatorëve

- Në Holandë, më 1 korrik nisëm me zbatimin e ligjit të ri për mbrojtje të informatorëve. në të kaluarën kishim një ligj, por pamë që kishte nevojë për ndryshim dhe ligji i ri synon t’ju ofron informatorëve nivel më të lartë të mbrojtjes. Një prej punëve kyçe është themelimi i organit të pavarur – strehim, ku informatorët mund të vijnë dhe të fitojnë mbrojtje ligjore Ligji holandez pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe Këshillit të Evropës për mbrojtje të informatorëve dhe një prej elementëve kyç është që informatorët të jenë të mbrojtur nga punëdhënësi ose nga personat që punojnë ose veprojnë në emër të punëdhënësit, nga çfarëdo lloj hakmarrje, në çfarëdo forme. Mendimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut janë shumë të respektuara nga Bashkimi Evropian pikërisht pasi që bëhet fjalë për institucion të pavarur, tha ambasadori i Holandës në Shkup, Vouter Plomp, në punëtorinë e dedikuar rekomandimeve të komisionit. 
 

Petar Anevski nuk tha asnjë fjalë pse prokuroritë nuk e zbatojnë ligjin
 
Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski morri pjesë në punëtorinë dedikuar rekomandimeve të Komisionit të Venedikut lidhur me Ligjin për mbrojte të informatorëve. Edhe pse pjesë e të pranishmëve përsëritën që prokuroritë publike bashkë me policinë dhe Komisionin kundër korrupsionit janë institucionet kryesore kompetente për mbrojtje të informatorëve, sidoqoftë Anevski zgjodhi të flet për mbrojtje të dëshmitarëve dhe ashtu e ndërroi temën në fushë ku ka njohuri pa komentuar pse prokuroritë kanë fshehur në zbatimin e ligjit.
- Do të theksoj që si prokuror në një lëndë për kontrabandim të migrantëve kemi paditur disa persona, por njëri prej tyre u pajtua të pranojë veprën dhe e sqaroi ngjarjen. E dini se sa i vlefshëm ishte ai dëshmitar, edhe pse në të njëjtën kohë ishte edhe i paditur! Të gjithë në procesin u dënuan me dënime të rënda, kurse pak më të vogël morri edhe dëshmitari. Kur erdhi koha dënimet të shërbehen në burg, ai person, i frikësuar për jetën e tij, paraqitej tek prokurorët t’i ndihmojnë të mos jetë në institucionin e njëjtë me ata me të cilët është dënuar pasi që frikësohet nga hakmarrja. Kjo shkonte rëndë dhe krijonte nervozë tek i padituri, edhe dëshmitar në këtë rast, shpjegoi Anevski për dëshmitarët e mbrojtur pa përmendur informatorët dhe ligjin e bllokuar. 
 
 
Imunitet për fajtorët që do të shpalosin fajtorë më të mëdhenj

Prokurorja kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Suzana Mirçevska Kuzmanovska konsideron që Prokuroria publike në Maqedoni mundet, sipas shembullit të Kroacisë, të pranojë konceptin e imunitetit të kufizuar. 
- Në situatë kur Kroacia kryente procedura kundër Ivo Sanaderit, si funksionar i lartë shtetëror dhe partiak, për prokurorinë ishte shumë vështirë të provojë pretendimet. Provat të cilat i posedonte kjo prokurori dhe deri tek të cilat erdhi në hetimin paraprak provuan që krim kanë kryer edhe persona tjerë të cilët kanë qenë në krye të ndërmarrjeve publike, por ata refuzuan të bashkëpunojnë nga frika që mund të ekspozohen ndaj ndjekjes penale. Në rast të tillë, nga prokurori shtetëror u kërkua të jepet imunitet i kufizuar që u jepet personave të cilët me dëshminë e vetë do të mundësojnë provë për nivel më të lartë të krimit të rrezikshëm. Edhe në institucionin tonë mund të merren masa që do të jenë mbrojtje për personat e tillë, por për këtë nevojiten shumë më shumë ndryshime konceptuale ose sistemore, thotë prokuroja Mirçevska Kuzmanovska. 
 
 
Jovan Jovçevski: Ligji është i mirë, i mungojnë disa ndryshime

Profesori i ligjit penal, Jovan Jovçevski për Ligjin për mbrojtje të informatorët dhe për rekomandimet e Komisionit të Venedikut thotë:
- Mendimi im për këtë ligj është që me ndryshime të vogla, në frymën e asaj që e rekomandon Komisioni i Venedikut, mund të përpilohet kornizë e mirë legjislative e cila mund të ndihmojë në luftën kundër të gjitha aktiviteteve të palejuara.
 
 Autor: Ljubisha ARSIÇ

Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese,përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.